Rozë

”Më ke bërë të ndihem keq”/ Aleanca që kishte Olta dhe Qetësori prishet

Kriset shoqëria mes Qetsorit dhe Oltës. U duk se mes tyre kishte nisur një miqësi, duke qënë se në fillim dyshja qëndronte shumë pranë, madje tentuan edhe të zgjeronin grupin. Por, jo!

Sot, shoqëria e tyre mori fund e kjo u kuptua nga tonet e larta me të cilat debatuan. Ishte Olta ajo e cila kërkoi një sqarim nga Qetsori për batutat që ky i fundit kishte bërë ndaj saj.Ai i kërkoi që të mos i kërkonte llogari, madje i përplasi edhe derën e dushit.

Ja debatet mes tyre: Olta: Pse më ke bërë të ndihem keq dje. Edhe Fotinia e ka vënë re… Qetsori: Ke qënë nën influencë të ngatërruar dje

Olta: Jo jo fare, e ke bërë. Qetsori: E kam bërë? Unë di të them më fal, ku je lënduar ti. Olta: Jo unë nuk lëndohem. Ke bërë disa komente shumë të pakëndëshme.

Qetsori: Unë dje të respektova, të erdha dhe te krevati, asnjë nuk erdhi me të pa, të solla dhe Visin. Olta: Nuk është përgjigje kjo.

Qetsori: Nuk më kufizon me përgjigje. Olta: Të gjithë e kanë vënë re, që ke bërë batuta të pakëndshme me mua. Dhe unë ta thashë dje te krevati po nuk u përgjigje.

Qetsori: Dje? Ja të bëj një dush, të pastrohem një çik nga… Olta: Më kthe përgjigje. Qetsori: Nuk kam. Përgjigje direkte nuk kam. Olta: Dhe unë dua të lahem. Por për çfarë e bërë, gjasme të kam në dorë.

Qetsori: Ja se do e shohësh rrugës. Olta: Çfarë është kjo, kërcënim? Qetsori: Ndoshta, merre si të duash. Do shihemi pastaj, te batutat e tjera.

Olta: Seriozisht e ke? Qetsori: Si e more ti, serioz? Si e more? Olta: Cilin muhabet, atë që të pyeta unë. Një sekond, mos ma mbyll derën kështu,,, o sa i paedukatë.

Olta: Edhe kujdes mos ma mbyll mua derën në fytyrë.Qetsori: Kujdes kur më afrohesh me atë gjuhë. Mos më kërko mua llogari, se nuk i kam dhënë kujt. Olta: Nuk po të kërkoj, po të pyes. Qetsori: Atë llogarinë shko te dikush tjetër.

MË TË LEXUARAT

To Top