Rozë

Mund të përjashtohen Dea Mishel dhe maestro? Ky është rregulli që kanë thyer

Dhe aleanca e parë në ‘Big Brother VIP Albania’ sapo u krijua. Sot, Armaldo dhe Dea i dhanë premtimin njëri-tjetrit se do të jenë aleatë në lojë.

Gjatë një bisede të zhvilluar në kuzhinë, dyshja la të kuptohej se sinjalet i kanë marrë me kohë. Duke e bërë bisedën e hapur, Dea u shpreh se sinjalin për të bashkëpunuar në lojë ia ka dhënë që në momentin kur e shpëtoi nga nominimi.

Diskutimi:Armaldo: Nuk po flasim për nominime po për qëndrime, për idera për mënyrën e lojës. Dea mua nuk më intereson ti në këtë fazë loje.

Për mua nuk ka rëndësi se kush është finalist nga ne të dy, se ne e kemi marrë, atë që kemi dashur. Qëllimi është që të shkojmë në finale, të paktën unë, të shkojmë ne që kemi qënë që nga dita e parë.

Dea: Unë kam f rikë nga ty, se sa herë ke bërë këtë diskutim me njeri, ke ndërruar mendje. Apo jo?Armaldo: Më duket sikur këtë buzëqeshje po ma bën me mosbesim.Dea: Unë ta kam dhënë sinjalin, që kur të shpëtova te zinxhiri.

Armaldo: Unë e kam marrë sinjalin, po duke folur në mënyrë të drejtëpërdrejtë, mund të kemi pasur ndonjë keqkuptim. Kjo është ideja, dhe të mbajmë njëri tjetrin në debat. Mos e kam gabim, ka të bëjë me nominim. Dea: Jo ke të drejtë, aleancat lejohen.

MË TË LEXUARAT

To Top