Big Brother VIP Albania ka tentuar që përmes banorëve VIP të përcjellë gjithmonë gjëra të bukura te publiku.
Mirëpo ka edhe nga ato raste, kur ky program transmeton te shikuesit gjëra jo të mira, nga të cilat publiku irritohet dhe duhet të marrë mësim se si nuk duhet praktikuar ato.
I tillë është humori i zi që është shpërfaqur së fundmi brenda shtëpisë, në pjesën e “Big Love”, ku njerëz të jashtëm kanë të drejtë të iu dërgojnë mesazhe banorëve.
Njëri prej dërguesve i ka shkruar një mesazh aktores Olta Gixhari, duke iu drejtuar: “Olta je shumë e bukur, të përshëndesim nga Shoqata e të V erbërve”.
Me të parë këtë, disa banorë kanë qeshur, teksa vet Olta me gjysmë zëri ka thënë: “Mos është një tip shakaje”.