Rozë

(Video) Luizi lèndohet me atë që i bëri Kiara, edhe flet hapur: Me atë që bëre i humbe të gjitha

Luizi ishte së fundmi sëmurë dhe u mërzit me Kiarën e cila nuk i shkoi afër as për ta pyetur si je. Mërzia e tij u shtua akoma më shumë kur moderatorja ka qeshur dhe pse ai po i fliste seriozisht. Në bisedë u përfshi dhe Olta, e cila i doli në krah Luizit.

Luizi: Është hera e dytë që po më habit. Dea: Tani ajo po të thotë që nuk di të përkëdhelë. Luizi: Si mund të jetë njeriu kështu? Nuk jam mësuar të më përkëdhelin se gjithmonë i kam bërë vetë gjërat, por nuk i marr vesh këto të qeshurat.

Kiara: Po kur më sheh kështu, Luizi: As nuk po të shoh fare (Kiara qesh sërish), Luizi: Prapë po qesh, si shpjegohet?. Olta: U mek. Luizi: Shumë problem është (Kiara nuk ndalon së qeshuri).

Olta: Dhe të qeshësh me lot tani është e tepërt. Po të kursej prej Luizit po ta tregoj nesër. Luizi: Vazhdo se e meriton. Olta: Kam fr ikë se të shtoj dhimbjen e kokës. Luizi: Jo. Olta: Tani ti po qesh me dhimbjen e Luizit apo ça ke? Ça ka për të qeshur?

Kiara: Jo, ai e di që nuk qesh. Luizi: Jo nuk po e marr vesh. Kiara: Seriozisht e ke ti ? (Qesh). Olta: Edhe tani prapë qesh? Kiara: Më zuri lemza. Luizi: Po të përmendin njerëzit thonë sa e do Luizin kjo, maroka. Olta: Sa e poshtër qenka, sa e ftohtë. Dea: Çohu ta përkëdhelësh pak. Kiara: Jo jo se nuk do. Bën kot shih si qesh.

Luizi: Unë qesh? Olta: Nuk e di Kiara, trego içik kujdes, 7 herë ta bëra me shenjë që është keq, një herë nuk ke ardhur ta pyesësh si je. Kiara qesh sërish: Moj nuk pushon një sekond ti?. Olta: Ç’e ke këtë agresivitet?.Më pas kur Kiara shkoi për ta përkëdhelur Luizi e refuzoi.

MË TË LEXUARAT

To Top