Rozë

Sabiani është në ‘Big Brother’, flet për herë të parë Robert Aliaj: Keisi është vajzë delikate

Sot Robert Aliaj foli për herë të parë për situatën e krijuar në shtëpinë e BBV pas hyrjes së Sabianit.

Ai e konsideroi një situatë delikate, por përgëzoi si Kristin ashtu edhe Keisin për mënyrën sesi u sollën.

“Më erdhi keq për Kejsin në momentin që doli Kristi. Edhe pse s’ kam asnjë bindje për marrëdhënien e tyre sepse i takon vetëm Kristit, Keisi është një vajzë delikate, s’mund ta mohoj”, tha ai, duke shtuar: Ajo sjellje natën që doli Kristi ishte gjëja më e pastër në këtë Big Brother. Aty ka edhe një çift tjetër (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kanë mendjen për lojë.

I pyetur nga Bieta, ai theksoi se as ka pasur e as do të ketë në plan të futet brenda shtëpisë së BBV, megjithatë nuk e refuzoi idenë e një kafeje me Sabianin.

“Aty po fusin spica, po përpiqen ta manipulojnë dhe më vjen për të vjellë”, u shpreh ai.

MË TË LEXUARAT

To Top