Rozë

Nuk e ka dashur/ Sabiani para se të dilte nga shtëpia ka puthur në ballë Kristin dhe i ka dhënë mesazh

Sabiani është i eliminuari i mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP. Këngëtari ka lënë shtëpinë pas 10 ditësh. Ai nuk e priti aspak keq këtë vendim dhe doli i buzëqeshur.

Pasi takoi banorët dhe vajzën e tij, Keisin, Sabiani në fund takoi dhe puthi në ballë Kristin.”Mos u mërzit, e kemi në kontroll”, i tha Kristi Sabianit.

Pas daljes nga shtëpia, Sabiani u shpreh në studio se ai tha një të vërtetë kur foli për marrëdhënien mes Kristit dhe Keisit. Ai shtoi se është ndjerë komod dhe shumë mirë në shoqërinë e banorëve.

Sabiani veçoi Luizin dhe Qetsorin, si dy banorë që ka kaluar momente shumë të mira.Sabiani tha se kujtimi më i bukur në rrugëtimin e tij, ishte kur përqafoi Kristin herën e fundit, përpara se të dilte nga shtëpia.

Gerti Koxha, me profesion stomatolog është banori më i ri i Big Brother Vip. Ai tha se Big Brother pasqyron realitetin shqiptar. Në klipin e tij prezantues, banori i ri u shpreh se shtratin e do larg Luizit.

MË TË LEXUARAT

To Top