Zarfi i zi në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ ka turbulluar ujërat. Banorët po hamendësojnë se cili prej tyre ka thyer rregullat e se çfarë penaliteti mund të marrin nga Vëllai i Madh.
Në momentin që mësuan për zarfin, Olta u shpreh se mund të jetë për të dhe Qetsorin pasi kanë diskutuar për nominimet.
Më pas, gjatë ditës ajo e përforcoi këtë mendim. Në një moment, ajo i bëri të ditur Qetsorit se nëse ai del nga shtëpia, do dalë edhe ajo. Kjo nuk e bindi aspak Qetsorin i cili tha se këto janë vetëm fjalë e se nuk ka nevojë për premtime të tilla.
Nuk dihet nëse kjo deklaratë e Oltës u bë në formë pr esioni për produksionin, apo aktorja do e bëjë vërtetë atë që thotë.
BISEDA:Olta: Qetësor, po dole ti sot nga shtëpia largqoft, të jap fjalën se dal edhe unë, fjalë burrash.Qetsor: Lëri këto burrni për mua, se po dole rrugë e mbarë..
Olta: Po dole ti për fajin tim, të jap fjalën se unë do dal nga shtëpia. Qetsor: Po ku e ndan ti fajin? Se aty mund të mos e pranosh. Olta: Do jetë evidente video. Qetsor: Posi, posi.