Rozë

”E dua shumë”, këngëtarja nga Kosova: Për pak i thirra burrit, Luiz

Luiz Ejlli është kthyer në fenomenin dhe personazhin më të dashur të shqiptarëve. Këngëtari i njohur ka rrë mbyer zemrat e të gjithë njerëzve dhe të gjithë flasin për të. Por Lui duket se ka edhe mbështetjen e kolegëve të tij, të cilët e ka shprehur simpatinë e tyre për të.

Por sot reperja Gjira Kajtazi duket se ka bërë një gafë të lezetshme. Ajo ka postuar një status ku shkruan se për pak deshi e thirri bashkëshortin e saj me emrin Luiz.

Gjira vetëm pak ditë më parë është rikthyer në muzikë me këngën e saj “On&Off” dhe vite më parë ka qenë një nga reperet e njohura në Kosovë.

Nderkohe Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, tashmë e ka zbuluar të preferuarin e saj në Big Brother VIP Albania. Ajo ka treguar së fundmi se po bën tifo për artistin shkodran, Luiz Ejlli, teksa ia uroi fitoren nga një koncert.

Teksa shfaqet duke mbajtur një mbrëmje muzikore, artistja e famshme thotë se lutet për të duke shtuar se e meriton fitoren në BBVA.

“Hajde Luiz. Lutemi për ty. Ishalla e fiton se e meriton vërtetë”, tha ajo.Veç Albëries, përkrahje të madhe Luizit deri më tani i kanë dhënë edhe shumë artistë të tjerë të estradës. Këngëtari ditë më parë u përmend në një koncert të Gold AG dhe një mbështetje të madhe këto kohë e ka marrë edhe nga Vesa Luma.

Luizi është shndërruar në një fenomen këtë edicion të Big Brother, teksa ka marrë vëmendje mjaft shumë me lojën e tij brenda këtij formati.

MË TË LEXUARAT

To Top