Rozë

Nuk tregoi kujdes për Luizin kur ishte sëmurë, Arbër Hajdari degjeneron Kiarën: Je një…

Arbri ka komentuar sjelljen e Kiarës ndaj Luizit, i cili pak ditë më parë ndihej keq dhe ajo nuk i qëndroi afër. Opinionisti u shpreh se nuk e justifikon sot sjelljen e Kiarës dhe e quajti sjelljen e saj arrogante.

Arbri i kthehet ashpër Kiarës: U kujtove ti pas 70 ditësh të

Arbri: Nuk gjej arsye për të justifikuar sjelljen e Kiarës. Ajo që bëri Olta quhet përkujdesje. A ka qenë Olta fallco këtë nuk e di sepse nuk jam në zemrën e saj, por nga krahu tjetër nuk e justifikoj dot fare sjelljen e Kiarës sesi mund të jetë aq indiferente ndaj atij njeriu që e ka të dashur, aq më tepër ka obligim në një marrëdhënie.

Faktikisht nuk është hera e parë që e shoh Kiarën indiferente. Ndoshta e ka dhe në tip, por unë nuk e justifikoj dot faktin që i the: Hë se s’të dhemb dhe aq shumë koka ty. Nuk duhet të të shqetësoj me shumë fakti që Olta po luan, por të shqetësohesh për një njeri që i thua të dua dhe i dhemb koka.

Kiara: Më vjen keq që Luizi i la hapësirë Oltës të komentonte për këtë gjë… Del keq Luizi, merr ajo merita në fund të ditës sepse këtu jemi në lojë Arbër nuk duhet ta harrojmë në asnjë moment.

Arbri: Po moj Kiara e di unë që u kujtove ti pas 70 ditësh të luash

Kiara: Jo, jo nuk po luaj, nuk ka lidhje me lojën

Arbri: Kur personi jot i dashur të thotë jam sëmurë, më vjen shumë keq që nuk gjej dot arsye për të justifikuar sjelljen tënde në marrëdhënie me atë njeri që ti i thua të dua

Kiara: Më vjen shumë keq që nuk arrini të shihni dashurinë dhe përkujdesjen që unë i jap Luizit në mënyrën time. Ju nuk arrini dot ta shikoni këtë nëpërmjet ekranit

Arbri: O Luiz ti nuk e ke detyruar Kiarën të bëhet arrogante dhe mua shpeshherë sjelljet e saj ndaj teje më janë dukur arrogante

Luizi: Thjesht i kam thënë mos u afro jo ti po askush sepse doja të rrija mbuluar errësirë

Arbri: O Luiz e di që mundohesh ta justifikosh Kiarën

Arbri: Ty bravo të qoftë që e duron atë mënyrë

Kiara: Dashurinë time e tregoj në të tjera mënyra, nuk e tregoj duke i thënë gjithë kohës të të puth, të të jap një çaj, një ilaç. Ka dhe mënyra të tjera për të treguar dashuri dhe përkujdesje dhe këtë gjë e dimë vetëm ne të dy.

Arbri: Kur një njeri është i sëmurë ti nuk mund të mendosh më shumë për lojën e Oltës sesa për tu përkujdesur për njeriun që do.

Arbri: Unë rri deri në 4-5 të mëngjesit duke ju parë ti thua nuk i ke parë.

Arbri i kthehet ashpër Kiarës: U kujtove ti pas 70 ditësh të

MË TË LEXUARAT

To Top