Rozë

” 5 mijë euro merr dhe do të jesh imazhi i kastravecave”/ Tani e kupton dhe i kthehet Salsanos: Kam televizor unë

Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Tan Brahimi, ka rënë së fundmi në kurthin e telefonatës në ‘Ndryshe’ në Top Albania Radio. Anxhela i ka afruar atij që të jetë imazh i fermës së saj me kastravecë dhe i ofroi një shifër prej 5 mijë euro.

Anxhela: Alo përshëndetje!

Si jeni? Flas me Tan Brahimin? Anxhela: Unë jam Sara dhe të marr nga kompania bujqësore e serave që ndodhet këtu në Sauk.

Anxhela: Ne do donim shumë që ju të bëheshit imazh i kompanisë tonë. Pra të bëjmë një spot që ta publikojmë në rrjetet sociale, pse jo dhe në televizion. Sidomos tani pas Big Brother-it që keni gjithë dashurinë e publikut. Mendojmë se do ishit imazhi perfekt.

Tani: Ça do luaj unë aty rolin e kalit? Anxhela: Jo, humori juaj është gjithmonë pjesë. Së pari ju do paguheni për këtë dhe mund t’i flasim nga afër. Në serat tona ne rrisim kastravecat dhe ne do donim shumë të bëheshit imazhi i ri i kastravecëve për kompaninë tonë. Ju mund të na jepni ide për spotin për shkak të humorit tuaj, por për shembull mund të uleshit mes kastravecëve, ose duke ngrënë 2-3 kastravecë njëherësh. Ju pëlqen si ide?

Tani: Sa e keni rrogën ju për gjithë këtë reklamë. Anxhela: Kemi menduar që t’iu paguajmë 5 mijë euro. Tani: 5 mijë euro për kastravec apo të gjithë bashkë?

Anxhela: Në total 5 mijë euro, por nëse doni ju nxjerr pronarin. Salsano: Ça bëre vlla mirë je? Tani: Kemi televizor në shtëpi Salsano

Salsano: Të tha gruaja kujdes apo e kuptove që në fillim? Tani: Unë jam duke pritur. Me thënë të drejtën deri nga gjysma e hëngra se isha në shtëpi. Pastaj u konsultova me qenin në oborr, duke u parë në sy. Salsano: Pse ça të keqe ka të bësh reklamë kastraveci.Salsanio: Do dhe 5 mijë euro për kastravec.

MË TË LEXUARAT

To Top