Gjatë prime-t të djeshëm të “Big Brother VIP” Luizi ka habitur të gjithë me veprim. Teksa zarfi i zi u hap dhe u zbulua se në nominim shkon Kristi, Maestro dhe Luizi, ky i fundit tregoi se ky ishte i gjithi plani i tij.
Teksa shumë ishin dyshues, ai tregoi se këtë plan e ka huazuar nga “Big Brother Canada”. Luiz u fut së bashku me Kristi dhe Maestron në banjën e shtëpisë, veprim i cili nuk lejohet pasi është një ambient pa kamera.
Por nëse për Maestron arsyeja është e ditur, të gjithë u habitën për veprimin e Luizit ndaj Kristit.
Për këtë të fundit Luizi zbuloi se nuk ia ka haruar kur i ka thënë Kiarës “unë të kap kur të dua”.
Luizi: E kisha organizuar enkas këtë gjë, janë inate të vjetra, inatet e vjetra unë nuk i fal, as këtij as atij. Ai i ka thënë kësaj unë të kapi kur të dua.