Mbrëmjen e kaluar banorët vendosën që të pyesnin Arbana Osmanin se kur do përfundojë ky edicion. Moderatorja u tha me të qeshur: Tre muaj, por në fakt data është vendosur.
Banorët do duhet të qëndrojnë edhe për dy muaj të tjerë brenda shtëpisë. Burime për Iconstyle tregojnë se finalja e Big Brother VIP do mbahet më 16 Maj.
Ditën e martë (16 Maj), do marrë fund kjo eksperiencë për banorët finalistë që janë bërë pjesë e saj që nga data 24 dhjetor. Nuk dihet se kush do jenë 4 finalistë e deri atëherë është rrugë e gjatë.