Prej disa javësh, Big Brother VIP Albania ka bërë që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe e dhurata përmes një aplikacioni online të quajtur Big Love.
Fansat mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera 3 euro deri në 100 euro, e cila është kurora. Dhe një mesazh shumë i papritur ka shkuar sot në shtëpi. Sipas asaj që u shfaq në ekran Butrint Imeri i ka dërguar një mesazh Jorit.
“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!,” shkruhet në mesazhin që mban dërguesin: B…. Imeri KS.Jori në dhjetor para se BBV të niste ka deklaruar se do donte të hynte në reality-show me Butrintin se i pëlqen shumë dhe është i bukur.
Për disa sekonda në shtëpië ka rënë heshtja duke vënë në siklet Kiarën dhe Luizin, gjë që lexohet edhe në fytyrat e tyre.
Kujtojmë se Butrinti është bërë dashje padashje pjesë e BBV për shkak të historisë së dashurisë me Kiarën. Por kur u duk se u harrua, ka qenë Jori ajo që e ka risjellë në vëmendjen e publikur dhe të Luizit, Butrintin.
Pas hyrjes ajo e përmendi atë para Luizit duke e provokuar dhe duke thënë se është ish-i Kiarës. Kjo gjë preku edhe Luizin i cili i tha Jorit se e ka prekur në pikën e dobët.