Ditën e djeshme një mesazh i papritur shkoi në shtëpinë e “Big Brother VIP” në emrin e Butrint Imerit. Mesazhi i drejtohej Jorit “Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë”.
Mirëpo, a e ka dërguar vërtetë Butrinti? Vetë këngëtari ka reaguar indirekt në rrjete sociale duke e mohuar.
“Disa duan të hedhin baltë mbi emrin tim. Disa duan ta rënkojnë. Kjo është jeta”, shkruhet në statusin e tij.