Rozë

Albano Bogdo e tregon hapur: I hipa taksisë shkova te ‘Pesa’ nuk më interesonte të thoshin jam i çmendur aq keq isha

Aktori i humorit Albano Bogdo ka rrëfyer eksperiencën e vështirë që ka kaluar me problemet e shëndetit mendor, si u diagnostifikua dhe si vendosi të kurohej.

Albano Bogdo comes out with the "strange" call: Girl, spend the holidays with me and pay me € 700 for ... (PHOTO) - Gossip

Bogdo tha se kishte pasur vështirësi në diagno stifikimin e duhur, pasi mjekët dyshonin se mund të kishte probleme të zemrës, për shkak të rrahjeve të larta.

Ai më pas tregoi se si su lmi i pani kut u bë aq i papërballueshëm sa që disa herë kishte braktisur skenën e “Apartamentit 2XL”.

“Unë kam vuajtur nga ankthi që në adoleshencën e hershme. Nuk e di, kisha ankth pa shkak, duke ndenjur në mësim ose në shtëpi. Më rriteshin të rrah urat e zemrës, mbushesha me djersë të ftohta. Më dukej sikur do vdi sja. Nga mosdija si unë, si doktorët që kanë qenë në Sarandë, shkonim në spitale më bënin analiza zemre, tiroide. Më çonin në qorrsokak se nuk dinin çfarë të thonin.

Më masnin të rrahurat e zemrës se i kisha 140-150 më thonin s’janë normale. Kur erdha në Tiranë prapë e njëjta gjë. Sëmuresha, shkoja tek doktori i zemrës. Derisa një ditë më çuan me zor në një psikolog. Me zor në kuptimin që i thosha nuk kam gjë nga mendja, e kam te zemra. Nuk kishte lidhje me turpin. Fola me atë psikologen ishte femër, më bëri më keq.

Më dha ca kështu bimore… Unë në këtë kohë kisha kaluar në çrregullime paniku. Nuk kisha më ankth. Kishte filluar të më zinte paniku, bëhesha shumë keq. Punoja tek Apartamenti 2XL atëherë, 3-4 herë kam ikur nga shfaqja sa do fillonte shfaqja. Sa më anonçohej emri, unë isha Albano Bogdo, unë nuk dilja në skenë, dilja nga godina, ikja fare, ikja në spital. Aq shumë keq bëhesha. Shkoja në spital, i kisha të rrahurat e zemrës 160-170. Tensionin shumë të lartë. Vazhdonin prapë më vizitonin për zemrën… Nga zemra s’kam asgjë”, tha Bogdo.

Albano Bogdo u shpreh se sëmundjen ia zbuloi një farmaciste. Pas kësaj, tha se ka shkuar menjëherë për t’u vizituar, ku psikiatria i ka thënë se nga çfarë sëmundje vuante.

“Një farmaciste. Kam qenë në shtëpi, ka qenë verë. Një farmaciste padashje sepse kishte të bijën që vuante të njëjtën gjë. Më tha, ti ke panik, duhet të shkosh në një psikiatër. I kam hipur taksisë menjëherë, kam shkuar tek “Pesa”, nuk e vrisja mendjen. Kam qenë aq keq saqë nuk e vr isja mendjen. Le të thonin jo është i çme ndur… Psik iatria më dha një kokërr sa të qetësohesha për atë natë. U qetësova, u vizitova. Mu duk sikur u shërova nja 3 muaj. Vazhdoi prapë, të rikthehet”, tha Bogdo.

MË TË LEXUARAT

To Top