Luizi ka deklaruar sërish se nëse Kiara del nga “Big Brother VIP”, do dal edhe ai. Së fundmi gjatë një bisede me Oltën dhe Armaldon, Luizi u betua se do e bëjë këtë gjë, vendim i cili nuk u pëlqye aspak nga Olta. Kjo e fundit i tha Luizit se nuk duhet t’i bëjë presion publikut që ta mbajnë në shtëpi.
Olta më pas i ka kujtuar Luizit se ka edhe Kutinë e Pandorës dhe nëse do kishte për të thënë tre emra për nominim, do thoshte emrin e tij dhe të Qetsorit dhe Kiarës. Por sipas Luizit, Kiara do t’i mposhte të dy, pasi ka krijuar imazh të mirë.
Luizi: Unë të siguroj që nëse dal unë, del edhe Kiara direkt pas meje. E lë vetë lojën. Nuk ka lidhje përballimi i lojës, unë e kam thënë që luaj me shpirt, ajo më jep forcë. Unë nëse shkoj në finale, ose shkoj me Kiarën ose nuk shkoj fare. Nëse del Kiara, unë heq dorë direkt. Nëse del Kiara që nesër, dal edhe unë. Po të bëj be Për Zotin e Madh”
Olta: Nuk ka shanse. Unë bëj skandal këtu nëse e bën atë gjë. Është e drejta jote, por jemi edhe ne këtu. Kjo është t’i bësh presion publikut, që të mbajnë edhe Kiarën nëse të duan ty. Unë nuk të lë të dalësh. Nuk ka kuptim fare kjo që thua dhe është e pabesueshme. Unë do kem edhe Pandorën.
Luizi: Në nominim, Kiara na mposht mua dhe Qetsorin. Krahason imazhin që ka krijuar Kiara me atë që kam krijuar unë?