Mbrëmjen e djeshme banorët kanë lexuar mesazhet nga fansat e tyre.Mesazhet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga urimet për fitore te komplimentet. Por nuk kanë munguar as propozimet pasi një fanse i ka shkruar Luiz Ejllit se nëse Kiara Tito ndryshon mendje, ajo e pret në Florida.
E jo vetëm kaq, pasi vajza nga Korça i thotë se të vishet se të dojë ai, duke i kujtuar rastet kur Kiara e ka kritikuar për rrobat që vesh. “Ti je dashuri, inteligjencë, talent, humor, durim e shpirt i bardhë. Po ndërroi mendje Kiara, të pres në Florida se dihet që Korça me Shkodren kanë shkuar gjithmonë. Vishu si të duash”, shkruan korçarja nga Florida.
“Big Love” është rubrika më e re në Big Brother Vip, ku fansat e “çmendur” të banorëve i dërgojnë mesazhe brenda në shtëpi së bashku me emoji. Mirëpo, dërgimi i këtyre mesazheve sigurisht që e ka edhe një kosto, dhe na lejoni të themi që janë shifra të kripura. Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro, por me shtimin e mesazheve sigurisht që dhe çmimet do të rriteshin.
Kështu, ato variojnë nga 10 e deri në 200 euro. Mirëpo, këto mesazhe kanë një kosto. Çmimet variojnë nga 10 e deri në 200 euro. Çmimet: 10 euro- një gotë verë 20 euro- një zemër 50 euro- shampanjë 100 euro – kurorë 199 euro- luan.