Lajme

Bëri kritika për ‘Big Brother’, Berat Buzhalën e heqin nga puna: Nuk e shes veten unë

Gazetari Berat Buzhala në një postim të tij ka treguar se si Top Channel e ka prishur kontratën që kishte me të. Arsyeja? Kompania e pijeve energjike të Kosovës Golden Eagle.

Berat Buzhala: Një shqiptar i bëri për pesë pare këta të huajt? Krismën  Ramës do ia dëgjoni kur të takohet me Vuçiç - Blog

Gazetari shkruan më poshtë se dy javë më parë ai kishte publikuar një postim se pse Big Brother Vip që është prodhim i Top Channel ka ndërprerë kontratën me këtë kompani.

Pas këtij postimi gazetari ka pasur këmbim të mesazheve me përgjegjësit e këtij televizioni, ku ka mbrojtur qëndrimin e tij, por Top Channel e ka marrë personale dhe ka ndërprerë kontratën me Buzhalën.

Postimi i plotë i Berat Buzhalës: O Allah qysh jane shqiptaret te ndjeshem. E kam pase me Top Channel nje marreveshje per me shku ne emision te Grida. Sigurisht qe e kam respektu edhe kontraten edhe paraqitjen.

Marreveshja EKSKLUZIVE ishte bo pas nje insistimi te gjate te tyre. Para nja dy jave e shkrova nje postim ne FB, qysh Big Brother Albania, qe eshte prodhim i Top’it, ia ka nderpre kontraten Golden Eagle, pijes energjike te Kosoves. Sigurisht qe kete veprim te Top’it ndaj kompanise se Kosoves e quajta veprim te keq.

Nejse, pas postimit tim e pata nje kembim te mesazheve me pergjegjesit e TV’se. E mbrojta qendrimin tim, kurse lirine time te te shprehur kurrsesi nuk e kam lidhe as atehere, e as asnjehere tjeter, me faktin qe une gjithashtu kam bashkepunu me Topin si analist. Pra, une i kam shite sherbimet e mia per emisionin politik, e nuk e kam shite veten.

Une, doren ne zemer, mendova qe me aq u mbyll kjo afere. Mirepo Topi e paska marre personalisht kete far pune. Ne dy javet e fundit nuk me thirren ne debat, kurse une mendojsha qe kjo mosftese po ndodhte rastesisht. Kur cka me pa, mbrame e leshova Topin, e paskan teme Kosoven , kurse pasi shikova me vemendje ne studio e pashe qe une nuk qenkam aty.

Beri do te v des i pakuptuar nga shqiptaret. Udheheqesit e Topit eshte deshte me e dite qe paraqitjet e mia aty nuk kane nenkuptu subordinim timin jetesor ndaj kompanise. Nese ja keni ngule ne menyre jomorale dhe joligjore nje kompanie te Kosoves gjithe kam me fole. E shoh veten edhe si nje lloj zedhenesi te kesaj pjeses tone ne Shqiperi.Nejse, tash i vjen mire edhe Edit, se ne fillim raportet ishin ndryshe.

MË TË LEXUARAT

To Top