Rozë

Nuk do që ai të të dalë, Luizi i kërkon ndihmë Keisit: Të lutem mbaje ti Kristin në këtë shtëpi

Pasi Kristi bisedoi me Luizin për distancimin e Keisit nga ai, Luizi shkoi dhe foli me këtë të fundit, për ta pyetur se përse po sillet kështu me Kristin.

Keisi u shpreh se nuk ka asgjë, thjesht është mërzitur pak ditët e fundit, ndërsa shtoi se disa gjeste të Kristit nuk i pëlqejën kur i bën përpara të tjerëve. Luizi i tha Keisit se ai e do shumë atë, prandaj sillet ashtu dhe e këshilloi Keisin t’i qëndrojë pranë Kristit këto ditë, pasi i është kthyer shtëpia kundër.

Luizi i tha Keisit se ai po bën ç’mos që ta mbajë atë në shtëpi. Ai tha se do të donte që mes tij dhe Armaldos, të dilte Armaldo jashtë.

MË TË LEXUARAT

To Top