Rozë

Bujë e madhe! Robert Aliaj do takohet me Sabianin, deklarata: E dinë ata, që duhet ta bëjnë hapin

Robert Aliaj ka folur ditën e sotme gjerë e gjatë për eksperiencën e Kristit në “Big Brother”, raportin e tij me Keisin, takimin me Sabianin etj. Në një intervistë me “Shqipëria Live” ai tha se të shtunën del Maestro teksa vlerësoi raportin Luiz-Kristi. Ja disa nga deklaratat e tij.

I pyetur nëse e ka takuar, apo nëse është i hapur për të takuar Sabianin, Aliaj tha: “Nuk ka një l uftë të shpallur, por prapë më duket absurde kjo pyetje sepse ne po e nisim bisedën nga bishti. Ata që e kanë në dorë, ata duhet të bëjnë një hap, nëse e ndjejnë të nevojshme.

Me këtë gjë që bëjnë ata aty brenda, nuk mund të dal garant i marrëdhënies së tyre sepse nuk e di. Nuk mund të dal të bëj hapa idiote, e shoh të pavend pyetjen edhe kohën që po i japim. Këto gjëra bëheshin me mblesëri më pare”.

Sa i përket marrëdhënies mes Kristit dhe Keisit, ai u shpreh: “Është një lojë ku njerëzit mund të bien në dashuri. Është fakt sepse ka ndodhur. Nuk mund të marrim masa ndëshkuese për njerëzit që luajn aty. Është një moment i pastër emocional. Nuk e di në është dashuri, ndoshta do kohën, pjekurinë dhe vendin e duhur.”

MË TË LEXUARAT

To Top