Kiara Tito i ka dalë kundër Luizit në lidhje me përballjen e tij në nominim me Armaldon dhe Kristin dhe skemën që përdori për të shkuar në televotim përballë tyre.
Ajo ka marrë sot më vete Luizin duke i kërkuar të mos e përdorë emrin e saj si argument në lojërat e tij pasi ky i fundit është shprehur se e bëri këtë gjë në shenjë hakmarrje për sjelljet që ata kanë pasur ndaj Kiarës.
Shkak i ndryshimit të qëndrimit të moderatores duket se është bërë fakti se Armaldo e paralajmëroi se do ta nxjerrë në nominim për t’u hakmarrë ndaj Luizit. Përballë f rikës së një eliminimi të mundshëm, Kiara e ka parë të arsyeshme të dalë kundër Luizit.
Diskutimi: Kiara: Ti Kiarën e ke përdorur në çdo hak marrje që ke patur me banorët e tjerë, e ke përmendur. Çfarë dëmi më kanë bërë mua ata? Pse duhet të marrësh hak e të përmendësh një histori që unë e kisha harruar? Këtu jemi në lojë, nuk jemi jashtë. Mos ma përmend më emrin mua. Mos përdor një situatë timen. Pastaj unë ndjehem keq, ndjehem e përdorur nga ty dhe gjithë banorët e tjerë. Ka ardhur në një pikë që jam shumë e mbushur.
Kiara: Mos përdor situatat e mia për të të leverdisur ty, je vetëm në lojë. Unë zgjedh qetësinë time, lumturinë time. Jam në pozitë të vështirë me ty për lojën tënde. Mos thuaj “po marr ha k për Kiarën.” Mendon se do më bësh krenare po dole kur të dal unë? Nuk është gjë për të mu premtuar mua, ti mendon vetëm për vete, nuk mendon çfarë dua unë e çfarë ndjej unë. Unë nuk jam ndjerë mirë nga gjithë kjo situatë që ti ke krijuar, i thua “i pab esë” Armaldos, edhe ti “i pabesë” je treguar.