Dea Mishel dhe Jori Delli kanë vendosur që të bëjnë në emision të tyrin brenda në “Big Brother VIP”, ku të ftuar sigurisht marrin banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Mbrëmë Dea dhe Jori kishin të ftuar Kiara Titon, të cilën e pyetën në lidhje me eksperiencën e saj në BB VIP dhe jetën private. Por kishte edhe pyetje nga publiku (banorët e tjerë), të cilët merrnin në ‘telefon’ dhe flisnin drejtpërdrejt me moderatoren.
Në një moment merr ne ‘telefon’ Armaldo Kllogjeri dhe e pyet se kë do të marrë në orkestër në dasmë? “Në dasmën time do doja Valbona Memën, Armaldo Kllogjerin, Luiz Ejlli i cili herë pas here do bëhet këngëtar. Do t’i lëmë pas inatet e Big Brother-it. Edhe të ftuarit e tjerë sigurisht”, tha Kiara.
Luizi që ishte aty pranë ia pret: “Nëse martohet me mua është Valbona Mema dhe Altin Shira. Nëse martohet me veten të marrë kë të dojë. Kaq kisha unë nga shtëpia”.shih videon
Pas një morie debatesh mes Armaldos dhe Luizit, ky i fundit e këshilloi Maestron të mos merret me të, pasi e ka betejë të humbur.Luizi tha se ai thjesht po ul imazhin e tij me ato debate dhe se po merret kot me të, ndaj e këshilloi të merret me dikë tjetër.
Armaldo i tha Luizit se ai do e ketë atë deri në fund brenda shtëpisë, duke shprehur bindjen se ai nuk do të eliminohet këtë të shtunë.Luizi tha se ai mund të qëndrojë sa të dojë, sepse nuk është ai pronari i shtëpisë, por e këshilloi që me të, mos merret.
Armaldo tha se Kristi ka më shumë shanse të dalë nga shtëpia, por Luizi tha se Kristi do qëndroi dhe ai do të dalë. Luizi i tha Armaldos se ai po sillet si “rrugaç” dhe se nuk i shkon fare kjo sjellje.