Rozë

Mbahet sonte finalja e ‘Big Brothet Kosova’, ky është banori që mbështet Luizi

Sonte do të mbahet finalja e Reality Show “Big Brother VIP Kosova”.Banorët të cilët aspirojnë të fitojnë çmimin e madh janë Stresi, Vedati, Mbresa, Xhuli dhe Artani.

Në profilin e banorit të “Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli është publikuar një foto në të cilën shprehet mbështetja për Stresin.

Të premten e 17 marsit do të jetë finalja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.Për pesë finalistët e këtij edicioni, Artan Thaçi, Juliana Nura,

Mbresa Hajrullahu, Stresi dhe Vedat Bajrami, votimet mund të bëhen nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Austria dhe Maqedonia e Veriut, njofton Klankosova.tv.

Në finale, maksimumi i mesazheve të vlefshme që mund të dërgohen nga një numër telefoni për 24 orë është 20.

Ndërsa, nëse dërgohen më shumë se 20 mesazhe nga një numër brenda 24 orëve, mesazhet shtesë nuk do të jenë të vlefshme.

MË TË LEXUARAT

To Top