Rozë

Luizi paska tri nënshtetësi, Olta i kthehet Kiarës: Ti e dashke vetëm për dokumentet

Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Olta Gixhari pyet Luiz Ejllin nëse ka vetëm nënshtetësi shqiptare. Këngëtari i njohur i kthehet shkurt: “Ndoshta”.

Teksa e pyet edhe Kiara Titon nëse ka vetëm nënshtetësi shqiptare, aktorja pyet moderatoren: “Pse e do vetëm për dokumente këtë?”.

Pjesë nga biseda: Olta: Ti ke vetëm nënshtetësi shqiptare? Luizi: Ndoshta. Kiara: Po si nuk u lodhe duke kthyer përgjigje kështu.

Olta: O Kiara, ky ka vetëm nënshtetësi shqiptare? Kiara: Atëgherë Luiz kaq ishte. Luizi: Pyetja ishte… Olta: Pse ti e do për dokumente?

Kiara: Po moj, pse e dua për lojë? Olta: Bravo, kapitalizëm. Luizi: Kam 3. Kiara: Si 3? Olta: Pse ke nënshtetësi franceze?

Luizi: Edhe italiane. Olta: Italiane çne? Luizi: Histori e gjatë. Olta: Po ti e paske mbyllur se 3 është maksimumi. Luizi: E di, por heq dorë nga njëra kur të marr amerikanen. Olta: Duhet të heqësh dorë prej të 3 për amerikanen.

MË TË LEXUARAT

To Top