Rozë

Diola e thotë troç fare: Kam ftuar ish-burrin për pushime, bashkë me të dashurën

Diola Dosti është një nga ish-konkurrentet e shtëpisë së Big Brother VIP që guxoi të fliste publikisht për marrëdhënien me ish-bashkëshortin. Nutricionistja tha se ka raport korrekt me të për hir të 3 vajzave që kanë bashku dhe nuk është xheloze për romancën e tij të re.

Diola Dosti në Big Brother Vip Albania rrëfen historinë e dashurisë me 77-vjeçarin - Gazeta10

Në një intervistë për ‘Glamour Zone’ tha se është shumë mendjehapur dhe vetëm prej vajzave pranon që të shkojë në pushime edhe me të dashurën e re të tij.

E pyetur nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola tha:

“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre. Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”.

Beba Ime - Portal informativ për shtatzëna dhe prindër - Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime

MË TË LEXUARAT

To Top