Luizi gjithmonë është shprehur se nëse del Kiara, ai do të dalë bashkë me të, mirëpo moderatorja nuk do të bënte të njëjtën gjë nëse ndodh e kundërta.
E pyetur nga Olta se si do të vepronte nëse Luizi do dilte para saj, Kiara ka thënë se ajo do të vazhdonte rrugëtimin e saj.
Moderatorja ka shtuar se ka dëshirë të qëndrojë dhe se kur nuk e arrin një qëllim që i vë vetes, bëhet shumë keq. Ajo nuk e shikon veten si lojtare të dobët vetëm se ndonjëherë rri në qetësinë e saj.
Më tej Kiara ka treguar se është “bricjap” në horoskop dhe ka thënë se shenja e saj nuk dorëzohet lehtë.