Rozë

Mori çmimin me vlerë 200 mijë euro, Stresi fitoi ‘Big Brother Kosova’

Stresi është shpallur fitues i “Big Brother VIP Kosova”. Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e madhe e spektaklit, ku Stresi ishte bashkë me katër finalistë të tjerë, Xhulin, Vedatin, Artanin dhe Mbresën.

Stresi shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova

Mbresa dhe Artani ishin të parët që e humbën mundësinë për fitoren. Më pas nga shtëpia doli edhe Xhuli, një nga konkurrentet më të votuara.

Të fundit mbetën Stresi dhe Vedati. Mes emocionesh, prezantuesit thirrën emrin e Stresit si fitues të “Big Brother VIP Kosova”. Kujtojmë që çmimi i madh i “Big Brother VIP Kosova” është 200 mijë euro.

Stresi shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova

MË TË LEXUARAT

To Top