Kot nuk thonë, “Rastësia mbreti i botës”. Deri më sot në BBV, Luiz Ejllin dhe banorin më të ri Gerti Koxha i bashkonte origjina dhe dialekti të cilin e përfaqësojnë denjësisht.
Por teksa bisedonin në mengjes ata mësuan një tjetër lidhje speciale. Nëna e Getrtit është mësuesja e parë e Luizit.
I surprizuar dhe duke kujtuar me nostalgji mësuesen e tij të parë, Luizi i premtoi Gertit se nuk do ta nominojë asnjëherë gjatë qëndrimit në BBV.
Biseda:
Luizi: Po mami?
Gerti: Mësuese.
Luizi: Ca shkolle?
Gerti: Ka qënë te shkolla e muzikës.
Luizi: Kush është nana jote?
Gerti: Donika, ka lëvizur, e kan dërgu..
Luizi: Ca vitesh ka qënë ajo?
Gerti: Deri në fund të 90-ës, ka dhënë gjuhë letërsi.
Luizi: Kur kam fillu klasën e parë unë, deri në fund të 90-ës, në 91 kam hy në klasë të parë. E kam pasur zysh fillore, Donika.
Gerti: Ca të ka dhënë?
Luizi: Të përgjithshme.
Gerti: Ka mundësi se ka dhënë edhe fillore.
Luizi: I ka pas v dekur burri apo djali.
Gerti: Ajo është.
Luizi: Tallesh. I ka pas lidh kali, po si?
Luizi: Djali i Donikës je ti? Nuk ka pas gru më të bukur, më të mirë. E kam pas zysh kujdestare, deri në klasë të tretë, pastaj iku, na mori Valeria. A e di sa kam pa e pa? Kur të errësohet, do të marr te kamera ti them nënës ky është djali i Donikës.