Emisioni ‘Përputhen’ ka bërë pjesë të saj të rinj e të reja që duan të gjejnë dashurinë, por jo pak raste ka pasur edhe konkurentë që kanë fëmijë.
Një prej tyre, është edhe Erion Lleshaj, i cili në studio ka deklaruar se djali i tij e ka mbështetur për hyrjen në një program të tillë.
Por e vërteta është komplet ndryshe. Djali i tij jo vetëm që nuk e mbështet por i vjen turp madje lexon të gjitha komentet negative që shkruhen për të atin.
Një video e postuar në ‘Tik Tok’ tregon bisedën mes të voglit dhe Erionit. Djali i kërkon që të dalë nga programi, ndërsa Erioni i thotë se nëse largohet papritur i duhet të paguajë gj obë prej 10 mijë eurosh e madje mund të ndiqet pena lisht.
I vogli dëgjohet të jetë tejet i mërzitur, madje qan për këtë vendim të të atit. Ai tregon se ka shkuar edhe tek ‘Top Channel’ për të bërë kërkesë për ta nxjerrë të atin, por mesa duket i kanë thënë se do e shqyrtojnë kërkesën.
Lotët e të miturit nuk ndalen në fund të videos ndërsa Erioni i thotë se do dalë nga emisioni. Duket se pavarësisht gjendjes së rënduar të të miturit, produksioni nuk lejon Erionin të largohet nga programi.