Luizi dhe Qetsori kanë biseduar së fundmi për nominimet që janë zhvilluar në “Big Brother VIP”. Luizi i tha Qetsorit se nominimi më i fortë ka qenë mes tij, Efit dhe Kiarës.
Ai tha se Efi ishte vajzë garipe dhe se e sulmoi Oltën duke e ‘vënë poshtë’ në lojë. Luizi shtoi se ishte Olta ajo që ia dha idenë Deas për atë nominim.
“Efi është vajzë garipe shumë. E bëri Oltën që…e vendosi Oltën për fundi. Fjala e Oltës ishte ajo për nominimin, i tha Deas.
Efi ka festuar këtë javë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe që ka bërë bashkë miqtë dhe fansat. Ish-banorja e “Big Brother” është shfaqur super “sexy” në festën që tërhoqi edhe vëmendjen e mediave.
Të shumtë kanë qenë ish-banorët e “Big Brother”, që kanë festuar me të deri në orët e para të mëngjesit, duke publikuar video dhe foto dhe në rrjetet sociale. Madje miqtë e ngushtë edhe e kanë surprizuar me dhuratën e veçantë në bashkëpunim me këngëtarin e saj të preferuar, Flor Mumajesi.
Kantautori, kishte risjellë një version tjetër të këngës “Mbaroj për ty”. Vetëm se këtë herë kanë qenë miqtë e Efit, që e kanë kënduar, duke i përshtatur edhe tekstin.