Sot ishte një garë e vërtetë mes Luizit, Maestros dhe Kristit. Të tre në nominim si pasojë e strategjisë së Luizit e cila i futi në banjo, kundër rregullave të Big Brother.
Por ndjekësit nuk besojnë se do të dalë asnjëri prej tyre. Të shumta kanë qenë hipotezat dhe variantet. Shumë ndjekës mendojnë se produksioni do t’ia prishë sërish këtë nominim Luizit, ashtu siç bëri për kutinë e pandorës.
Varianti tjetër është që do eliminohet Fotini me zarf të zi pasi ajo në debatet e shpeshta që ka patur këto ditë me Oltën i ka thënë se këshillat që i ka dhënë, ia ka çuar e motra nga jashtë. Kjo mund të konsiderohet si dhënie informacioni. Por nga shtëpia e ‘Big Brother’ doli maestro.