Rozë

Ka fituar ‘Big Brother Kosova’, Stresi tregon se çfarë i ka shkuar Sali Berisha

Arkimed Lushaj ka arritur të r rëmbejë fitoren e Big Brother Vip Kosova duke fituar çmimin prej 160 mijë eurosh. Pas këtij triumfi ai padyshim mori mesazhe dhe urime të panumërta por një nga ta i erdhi nga dikush shumë special për të.

Bëhet fjalë për kreun e PD-së, Sali Berisha. Ai zbuloi se politikani e uroi për fitoren duke i uruar suksese më të mëdha. Stresi ka lidhje të afërta me familjen Berisha, pasi babai i tij Sali Lushaj, ka qenë bashkëpunëtor i tij.

Por, si do i shpenzojë ai kaq shumë para? Epo, reperi thotë se nuk do të bëjë skena dhe të thotë se do i çojë për bamirësi se në çmimin ia dedikon nënës së tij e cila del në pension.

“Unë këtë Big Brother ia dedikoj vetëm nënës sime. “Jo do bëj bamirësi”, se nuk i ka njeri këto gjëra të lodhura. Të gjithë shumën ia dedikoj nënës sime.

Ajo del në pension këtë vit edhe çfarë ka hequr ajo me mua, si më ka rritur me halle, kam kaluar shumë me të, jam rritur tani dhe çdo gjë i dedikohet Shpresës sime.”- tha ai në një Live në Instagram.

Sakaq, Stresi shprehu edhe mbështetjen e tij për Luizin të cilin tha se e ka mik dhe e cilësoi si djalë shembullor. “Por, gjithë që jeni këtu. I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë.

Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”-u shpreh Stresi.

MË TË LEXUARAT

To Top