Deri më tani ai mund të konsiderohet lojtari më i heshtur i Big Brother VIP Albania. Visi ka vendosur të mos përzihet në debate, të mos kërkojë reflektorët e protagonizmit mbi veten, edhe pse do i meritonte.
Videoja më poshtë është një nga bisedat e rralla të Visit dhe na prek të gjithëve, kë më shumë e kë më pak. Të gjithë duam të dimë përgjigjet e këtyre pyetjeve të dhί mbshme retorike.
Jo pa dhίmbje Visi tregon për motivin kryesor të emigrimit. “Të punosh, ti japësh publikut kënaqësi dhe të jesh i detyruar, se ti në fund fare nuk paguan dot faturat, të jesh i detyruar të ikësh në një vend tjetër dhe me një punë fare normle ti siguron të ardhurat? Kurse këtu, duke bërë maksimumin tënd, ti nuk i siguron të ardhurat” thotë Visi.
“E si ta dua unë pastaj, kushdo qoftë kush drejton, pasi bën këto lloj politikash? Po s’du me dit fare a janë gjallë a janë νdekur”. Nuk po flas për mbijetesë sqaron Visi se ka njerëz që nuk sigurojnë dot ilaçet.
“Të jesh në këtë vend…kur u tregoja njerëzve Shqipërinë, plazhet, më thonin po ti çdo këtu, ne punojmë gjithë vitin për të shkuar në një vend të tillë me pushime. Eh, edhe unë kam ardh me be lek këtu që ti harxhoj atje edhe unë”, u thoshte Visi.
Visi me tone fare të qeta, duke treguar eksperiencën e vet, sapo hapi një nga ato temat me të cilat produksioni, institucionet, shoqëria…duhet të merren seriozisht.