Shkëputja e menjëhershme e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit është komentuar gjerësisht ditët e fundit nga banorët.
Këta të fundit, madje kanë ngritur dyshime që përse “ngërçi” i krijuar në raportin e tyre, nuk u komentua fare në spektaklin e së shtunës.
Duke biseduar me Qetsorin dhe Lorencin, Luizi tha se ndarja e tyre ka qenë vetëm për lojë, duke qenë se Kristi ishte në nominim. Luizi tha se nuk do ishte gjë e mirë nëse ata e kanë bërë për lojë, pasi situata e tyre përfshiu të gjithë shtëpinë.
Ai shtoi se kjo situatë favorizon Keisin dhe jo Kristin dhe se ata improvizuan ndarjen, vetëm për të krijuar një situatë në shtëpi.