Rozë

Arjan Konomi kapet keq me Bledi Salajn: Rroga që marr në ‘Për’puthen’ është më e lartë se ajo në ‘Big Brother’

Pak ditë më parë, teksa komentonte përplasjen virale të Zhaklin Lekatarit dhe Arjan Konomit, Blendi Salaj u shpreh për këtë të fundit se e ka ëndërr të jetë opinionist në “Big Brother VIP”.

Mesa duket këto fjalë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Arjani, i cili ka postuar një video ku tregon arsyen përse nuk e ka pranuar pozicionin e opinionistit, si dhe i kundërpërgjigjet Blendit.

“Ky tipi ka qenë opinionist disa vite pas meje dhe pasi e çoi grop, më rrithirën edhe një herë mua për të qenë opinionist”- tha Arjani ndër të tjera.

Gjithashtu ai tregoi se në startimet e BBV, ka marrë ftesën për të qenë në rolin e opinionistit, mirëpo e ka refuzuar pasi paga që merr në “Për’puthen” është shumë herë më e lartë se ajo e BBV.

“Unë kam qenë prej kohësh gazetar. Nuk e kuptoj çlidhje ka diploma. Më habiti. Nuk di që ka shkollë për opinioniste, nësë ka do shkoj. Ndoshta këta që kritiktojnë do donin të ishin në vendin tim dhe kaq“- ka shkruar Arjani në videon e postuar.
Kujtojmë se Arjan Konomi prej 3 sezonesh është pjesë e Përputhen si opinionist dhe jo në pak herë është bërë kryeqendër e mediave për shkak të reagimeve dhe qëndrimeve të tij ndaj konkurrentëve të ndryshëm në këtë format.

MË TË LEXUARAT

To Top