Rozë

Pas veprimit që bëri motra e tij, shqiptarët e marrin inat Luizin: Ktheja atij!

Luiz Ejlli është banori që ka bërë më shumë bujë këtë edicion të “Big brother VIP Albania”.

Edhe pse kur hyri tha se nuk ishte aktiv në rrjetet sociale e se ia la porosi një mikeshës së tij që t’i hapte një llogari në Instagram, këngëtari shënoi një rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve që në javët e para.

Mikesha i hapi një Instagram në emrin e tij dhe që nga fillimi deri më tani ai ka grumbulluar 636 mijë ndjekës. Por e gjitha ndryshoi, pasi e motra, Ina e ka marrë në menaxhim.

Tashmë llogaria zyrtare e këngëtarit nga ‘Luiz.Ejlli’ është kthyer në ‘Ina.Ejlli’dhe për këtë motra e tij ka dhënë një sqarim. “Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”

Por ndjekësit nuk janë aspak të lumtur. Ato duan që Instagrami të rikthehet siç ishte e duke mos qënë i tillë, janë larguar. Kështu, në pak minuta, nga 636 mijë ndjekës, tashmë faqja ka 632 mijë, pra 4 mijë më pak.

MË TË LEXUARAT

To Top