Leximi

Do flemë më pak/ Nga nesër do ndryshojë ora

Ora verore rikthehet nesër, e diela e fundit e marsit, duke bërë që akrepat të shkojnë një orë para. Kjo do të thotë se do të flemë më pak.

Të dielën kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para - Top Channel

Ndryshimi i orës verore krijon mundësinë të shijohet më shumë dita dhe rrezet e diellit. Si ligj, ndryshimi i orës në Europë u vendos në 1981-shin, duke u rinovuar më pas çdo katër vjet.

Pjesa më e madhe e vendeve të botës nuk e njohin ndryshimin e orës, vetëm 73 prej tyre e bënë këtë vit.

Ka shtete në të cilat ora ndryshon vetëm në një pjesë, si për shembull në Kanada apo SHBA. 69 shtete e kanë hequr ndryshimin e orës, që kanë pasur më parë.

Nesër ndryshon ora, do të flemë më pak

MË TË LEXUARAT

To Top