Rozë

Arbana Osmani reagon pas ngjarjes në ‘Top Channel’: Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar fëmijët e Palit

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë k ri minale ku mbeti i vr arë 61-vjeçari Pal Kola.

Rreth orës 01:00 të 27 marsit ambientet e Top Channel u sul muan nga persona të paidentifikuar të cilët zbrazën bres h ërinë e kall ash it mbi Palin e pafajshëm.

Reagimi i plotë:

Sot, me vra sjen e Palit te ndjerë, jemi vra rë nga pak të gjithë ne. Jo vetëm ne që në atë vend kalojmë më shumë kohë se në shtëpitë tona dhe mund të ishim duke dale nga puna në atë moment; por të gjithë ne si qytetarë të kësaj Shqipërie që nuk meriton të përgja ket nga te rrori, ur rejtja dhe va ndalizmat. Këto 24 orë kanë kanë qenë të vështira për mua dhe gjithë kolegët e mi, dhe nuk është e thjeshtë të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen, trishtimin dhe zemëratën që ndiej. Por është kjo media e cila në të gjithë këto vite na ka shpërblher edhe me një publik dashamirës, frymëzues e solidar. Shikues e publik që gjatë gjithë ditës sot nuk i ka kursyer mesazhet kurajoze ndaj nesh dhe për këtë ju jam. Falenderuese gjithmonë. Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar 3 femijët e Palit që sot humbën babain, përveçse të lutem që Zoti t’ju japë forcë te përballojnë humbjen e një njeriu të pafajshëm që sot është heroi im dhe i qindra kolegëve. Bashkë do jemi më të fortë.

MË TË LEXUARAT

To Top