Olta ka shprehur gjatë gjithë ditës sot se ka qenë e mërzitur. Mesa duket jo aq për Kiarën që e shpreh, por për Luizin, i cili e ka injoruar dhe nuk i flet fare. Këtë inat apo mërzi ajo ia ka treguar Deas e më pas Qetsorit, me të cilin ka pasur nje bisedë të gjatë kokë më kokë në lavanderi.
Ajo i ka kërkuar këtij të fundit të sul mojnë Luizin, pasi sipas saj ai nuk bëri asgjë për ta mbrojtur Kiarën. Madje në një moment hedh dyshime se Luizi lidhjen me të e ka pasur tërësisht për lojë.
Biseda: Olta: Nuk duhet ta lëmë të qetë Luizin. Ai nuk ka bërë asgjë për ta mbajtur Kiarën brenda dhe unë dua të di pse. Qetsori: Pse mendon kështu. Çfarë të bënte tjetër ai, Ai e ka mbajtur Kiarën 3 muaj brenda, kaq mundësi kishte.
Olta: Jo, unë dua të di pse nuk bëri asgjë. Ai ka lobuar fort të më mbajë mua dhe ta nxjerrë atë. Qetsori: Po pse se pyet? Olta: Nuk më përgjigjet. Sa i them unë këtë ai shmanget, merret me dicka, lan enët, duket që nuk do të flasë.
Qetsori: Unë nuk mendoj kështu. Ai po e vuan ikjen e saj. Olta: Jo, nuk po e vuan fare. Ai tani është i qetë, këtë donte. Nuk donte ta mbante sepse po të donte do kishte lu ftuar. Ai nuk e bëri. Qetsori: Po ai e donte, këtë nuk mund ta mohojmë.
Olta me nënqeshje: Nuk jam e sigurt. Do flas në një moment tjetër. Unë dyshimet e mia i kam hedhur. Prandaj më kritikoi dhe Arbana që tha pse thua që ata do ndahen. E di unë pse i thosha. Qetosori: Nuk e di. Olta: Ore Luizi është aktor i shkëlqyer. I Shkëlqyer po të them. Prandaj them unë. Nuk dua të flas më shumë për këtë gjë…