Keisi dhe Lorenci janë dy nga artistët më të përfolur të momentit në shtëpinë e madhe të “Big Brother VIP”, kjo pasi u komentua për një lidhje të mëparshme mes dyshes.
Ishte Lorenci ai që riktheu historinë me Keisin në dhomën e rrëfimit duke thënë që pavarësisht lidhjes që kishin ai nuk ka më pëlqim më për këngëtaren.
Ndersa shtoi se tani ka hyrë në shtëpi vetëm për lojë dhe se nuk ka pasur ndermend te bej asgje me kete histori pasi Kristi dhe Keisi kishin ftohur marredheniet para se ai te futes ne shtepi. Ndonëse kjo histori u rikthye, Keisi ishte e befasuar nga rrëfimi i Lorencit.
Sot në një shëtitje në oborrin e shtëpisë së “Big Brother Vip”, Keisi e Lorenci po diskutonin për vëmendjen që kishin këto ditë. Lorenci u shpreh se po të kishte qenë në dijeni për këtë vëmendje do ta bënte kastile. Më pas biseda e tyre vazhdon dhe duket sikur ka diçka që artistët akoma nuk e kanë zbuluar për publikun. Kjo pasi Keisi i thotë Lorencit:
“çfarë do i thuash asaj që ke jashtë”, duke lënë të nënkuptohet se këngëtari mund ta ketë dikë jashtë duke e pritur dhe madje kete ia ka thene disa dite me pare Keisit se ka dike por edhe Luizit mirepo nuk dihet a eshte nje strategji apo e vertete.