Mbrëmjen e sotme banorët e “Big Brother VIP” mësuan për su lmin në Top Channel, ku humbi jetën edhe roja 60-vjeçar Pal Kola.
Luizi u përlot dhe tha se emri i të ndjerit ishte i njohur për të. Ai tha se me të dalë nga shtëpia, një pjesë të parave do ja dhurojë familjes së të ndjerit.
“Ngushellime familjarëve. Po qaj sepse unë e kam njohur dhe prej emrit rojen. Ndihem shumë keq. Jam i sigurt që kjo shtëpi është më e sigurt se çdo ambasadë. Kur god itet fjala e lirë, nuk gjej emër t’i vë këtij akti. Por mund të them se të gjithë bashkë mund t’ja dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit, duke pasur mbështetjen tuaj. I them familjes së të ndjerit që në fund të rrugëtimit tim, çfarëdo që të fitoj, një pjesë të konsiderueshme do ja dhuroj atyre”, tha Luizi.