Produksioni i “Big Brother VIP” ka vendosur t’u tregojë banorëve mbrëmjen e sotme ngjarjen e rëndë të ndodhur dje.
Përmes një videoje ata kanë mësuar mbi su lmin që i ndodhi Top Channel, ku mbeti i vr arë roja Pal Kola.
Banorët janë përlotur kur kanë mësuar ngjarjen e rëndë. Moderatorja Arbana Osmani i siguroi se shtëpia e BBVIP është shtëpia më e sigurt dhe se ata nuk rr ezikohen. Megjithatë u ka komunikuar banorëve se nëse ndonjëri prej tyre ndjehet se nuk e përballon dot këtë rrugëtim në vazhdim, është i lirë që të vendosë të largohet.
Kurse gazetari Artan Hoxha ka thënë se familja Hoxha ka lëvizur me tru përoja. Më poshte keni një video ku tregohet se çfarë ka thënë gazetari.