Rozë

(Video) ‘Big Brother’ mund të ndalet sonte, janë ende duke qarë banorët: Po më tha hajde në shtëpi ika!

Pas lajmit të rëndë që komunikoi moderatorja Arbana Osmani, shumë prej banorëve u përloten.

Osmani u tha banorëve se ata do të kenë mundësinë të telefonojnë familjarët e tyre, për të qenë më të qetë me veten e tyre, por për të qetësuar edhe ata jashtë shtëpisë.

Përveç Luizit, i cili tha se e njihte të ndjerin Pal Kola, edhe Deamishel u prek shumë nga kjo ngjarje, duke qenë se prej vitesh është pjesë e stafit të Top Channel.

Ajo tha se e njeh punonjësin e sigurisë, ashtu si një pjesë të madhe të punonjëse dhe shprehu mërzinë për ngjarjen e rëndë. Elvisi po ashtu u shpreh gjatë spektaklit se ai ka punuar në Top Channel dhe se ky televizion është si shtëpi për të.

Keisi, Lorenci, Qetsori, Nita po ashtu u përlotën pas përfundimit të spektaklit. Nita madje tha se e dëgjoi zhurmën e kall ashit, por nuk ia mori mendja që mund të kishte ndodhur diçka e keqe.

MË TË LEXUARAT

To Top