Rozë

(Video) Tani çfarë ndodhi? Arbër Hajdari dhe Zhaklina futen në shtëpinë e ‘Big Brother’

Ngjarja e rëndë që iu komunikua banorëve, preku dhe mërziti shumë këta të fundit. Në shtëpi pllakosja heshtja, lotët dhe një gjendje paniku.

Për ta “thyer” disi situatën e trishtë, dy opinionistët e këtij edicioni të dytë të Big Brother, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari trokitën në shtëpinë e banorëve, për të qenë pranë tyre në këto momente.

Ata kishin marrë me vete një tortë, me rastin e ditëlindjes së Nitës. Zhaklin dhe Arbër i uruan Nitën ditëlindjen dhe u takuan me të gjithë banorët e tjetër.

Ata më pas, të gjithë së bashku dolën në oborr për të darkuar dhe për të festuar ditëlindjen e Nitës.

MË TË LEXUARAT

To Top