Biseda të shumta dhe batuta të lezetshme u shkëmbyen mes opinionistëve dhe banorëve gjatë mbrëmjes së sotme.
Arbëri i tha Luizit se ai jeton duke ndjekur të gjithë ngjarjet që ndodhin në shtëpi, përmes dy kanaleve të Digitalb.
Ai shtoi se ndryshe nga ai që nuk ka mundësi të jetë në çdo cep të shtëpisë, ai ka mundësinë të ndjekë çdo gjë.
Zhaklin nga ana tjetër e “zbuti” pak bisedën. Ajo bisedoi me Luizin për Kiarën dhe duke folur me të qeshur, e pyeti atë që pse ndryshoi mendje për emrin e vajzës, sepse brenda shtëpisë u shpreh se do i vinte emrin e saj.