Kanë më shumë se 80 ditë që nga nisja e edicionit të dytë të “Big Brother” dhe duket se tashmë, ndjekësit janë pozicionuar si fansa në krah të personazheve të lojës. Lehtësisht e kuptueshme është mbështetja masive që Luiz Ejlli ka brenda lojës, i cili duket se ia ka dal që të fitojë zemrën e shqiptarëve. Ai nuk gjeti vetëm shumë fansa, por edhe dashurinë.
Historia e tij e dashurisë me Kiarën, është padyshim një nga raportet më të ndjekura, por duket se jo gjithçka është kaq romantike sa duket. Vetëm pak javë më parë, “Panorama” shkroi për raportin që këngëtari shkodran kishte lënë jashtë shtëpisë, pak javë se të bëhej pjesë e lojës. Ndonëse lidhja që Luizi kishte lënë jashtë nuk ishte diçka serioze, miqtë e afërt kanë zbuluar se e kanë shoqëruar shpesh çiftin në tavolina të ndryshme.
Jurgena sipas personave që e njohin nga afër, është edhe ish-partnerja e Luizit, që prej disa kohësh frekuentonin së bashku. Para futjes në lojë, këngëtari i ka besuar edhe menaxhimin e tij në rrjetet sociale, por natyrisht pa e ditur se kjo eksperiencë do t’i jepte shumë famë, por edhe një dashuri, çfarë nënkupton edhe ndarjen nga ajo. Por teksa historia me Kiarën është në ditët më të arta, me plane bashkëjetesë e fëmijësh, historia e tij ka dalë edhe njëherë në sipërfaqe. Bëhet fjalë për Jurgenën, vajzën e famshme që vetë artisti e ka përmendur në lojën e “Big Brother”.
Ai ka thënë se është një vajzë me emrin Jurgena që i menaxhon “Instagram”-in dhe nga ana tjetër gjatë lojës me pyetje ai është përgjigjur se ish e dashura e tij e fundit quhet Gena.
Edhe kur dinamikat në shtëpinë e “Big Brother” kanë përfshirë çiftin, si në debate, ashtu edhe episode romantike, faqja që menaxhohet nga Jurgena nuk i ka pasqyruar në adresën e tij. Krejt ndryshe nga adresa e Kiarës, që shpeshherë publikon foto me Luizin dhe dedikime romantike për të. Vetë këngëtari ka folur disa herë për këtë raport, por në mënyrë shumë sporadike, duke mos e cilësuar lidhjen e tij si diçka serioze.
Jurgena Tusha quhet vajza që i menaxhon faqen Luizit madje dhe një foto e saj, por ende nuk ka asnjë konfirmim është apo jo ish e dashura e Luizit?!