I ftuar ditën e sotme në Top Albania Radio në emisionin ‘Ndryshe’ ishte Meastro Armaldo Kllogjeri, ish- banor i ‘Big Brother VIP Albania’. Ai i është përgjigjur pyetjeve ‘pikante’ të Salsanos dhe Adit lidhur me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.
Mendimi i Armaldos për lojën në ‘Big Brother’ pas daljes së tij? Nuk po e shoh fare ‘Big-un’, ata po flenë gjumë të gjithë. Më thuaj një skenë humori që kur kam dalë unë, një skenë empatie mes lojtarëve brenda.
Gjithsesi aty lojtarë të fortë dihet se kush janë. Nuk e shoh sepse shoh që nuk ka atmosferë të bukur. Cilin prej banorëve nuk do donte të takonte pas daljes nga shtëpia? 99.9 ËSHTË KRISTI. Armaldo u largua nga shtepia pas nominimit me Luizin dhe Kristin. Ai nuk kishte biletë kthimi, njesoj siq s’pati as Kiara. Ai u shpreh se edhe nëse do të kishte një të tillë, nuk do kthehej në shtëpi. Armaldo tha se është i lumtur që doli nga shtëpia, pasi ngelën duke e sharë.
Se kush e meriton fitoren, ne momentin qe doli Armaldo pat nje mendim ndryshe nga ai qe ka sot. “Unë dua që ta fitojë Olta, është grua shumë e fortë. Dua që njerëzit të kuptojnë se gratë dhe vajzat janë shumë të forta dhe dine t’ja dalin”, u shpreh, ndersa sot bene tifo per Luizin.