Rozë

Beniada tregon hapur se ku e ka njohur Jorin: Ajo është si çun

E ftuar në “Wake Up”, Beniada Nishani ka folur për miqësinë me Jorin, vajzën që ka hyrë në Big Brother. Beniada tregon se Jorin e ka takuar në Milano, ku të dyja janë pranuar të jenë pjesë e një emisioni sportiv dhe nga aty ka vazhduar miqësia e tyre.

'Është si çun haram', Beniada zbulon ku e ka njohur

“Ne jemi njohur në Milano me shoqëri të përbashkët, kemi pasur një kasting për një program sportiv dhe në këtë kasting na morën të dyja edhe mua edhe Jorin. Jori është një vajzë shumë solare dhe gjëja e parë që na ka pëlqyer është energjia e saj dhe mbi të gjitha ndryshe nga vajzat që unë kam njohur në Milano, nuk është mendjemadhe.

E kam parë që shumë veta e krahasojnë me mua, Jori është si çun haram, edhe në Itali bën më shumë shoqëri me çuna, shikon sportin, dëgjon muzikë rep. Unë kam parë sa ka hyrë në shtëpi, ka dhënë një energji tjetër, është shumë vetvetja. I kam thënë përpara se të hynte Jori kujdes se ta shohësh nga jashtë dhe ta përjetosh brenda për mendimin tim janë dy gjëra të ndryshme dhe e përgatita për disa raste si mund të bëheshin vaki”, tha Beniada.

MË TË LEXUARAT

To Top