Të martën e kaluar, Arbana Osmani i lajmëroi banorët se gjatë javës do të kenë mundësi të bëjnë një telefonate me një familjar.
Aktori Elvis Pupa foli me bashkëshorten e tij dhe një moment gjatë bisedës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Përmes një batute, partnerja e tij i tha se kupën e fitores e duam në Shkodër. Duke qeshur Visi i tha:
“I bie që je me mua se unë jam nga Shkodra tani, sepse kur martohesh bëhesh nga fshati i gruas”.
Në përfundim, duke i kërkuar t’i bëjë të fala të gjithë banorëve, partnerja e tij i përcolli përshëndetje speciale për patriotin e saj, duke nënkuptuar Luizin.
Mesa duket edhe pse brenda shtëpis së “Big Brother Vip Albania” ka gjysmën e saj, partnerja e Eliv Pupës bën tifo për Luizin.