Rozë

Motra e saj u nda nga jeta, Valbona prek: E kisha si nënë

Valbona Mema, një artiste mjaft e njohur nga të gjithë por edhe një ish-banore e shtëpisë së “Big Brother VIP” që të gjithë do ta vlerësojmë për atmosferën dhe energjinë që solli. Pak javë më parë, Valbona la në gjysmë rrugëtimin e saj në “BBV” duke u larguar krejt papritur nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Këngëtarja la në mes këtë eksperiencë pasi motra e saj ishte e shtruar në spital nga një sëmundje e rëndë. Më 9 Mars, Valbona dha lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të motrës së saj. Në “Pardon My French” ajo ka treguar se si ndihet tani.

“Tani mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV. Ka qenë motra e madhe për mua ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur. Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë, nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj”, shprehet Bona.

Valbona tregoi gjithashtu se çfarë i tha motra e saj, pasi ajo vendosi të linte këtë rrugëtim në gjysmë.

“Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija. Në momentin që mu komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm dhe duhej se s’bën të isha afër saj. Unë e kisha nënë, baba, shok e kisha gjithçka.

Ajo e dinte kush isha unë, aty isha vetvetja. Unë ashtu jam, nuk mund të shtiresh dot më shumë se një javë. Aty duhet të jesh vetvetja. Unë hyra për atë që jam, guxova sepse isha një artiste me një karrierë shumë të madhe artistike duke e ndërtuar me shumë sakrificë. Guxova për publikun që të më njihte në atë anë që nuk e njihte Valbonën. Unë jam mësuar të jetoj në një bashkësi kaq të madhe sepse jam fëmija i fundit, ne jemi një familje shumë e madhe prej 9 pjestarësh dhe e kam pasur edhe ëndërr që nëse Sokoli do të ishte gjallë unë do të kisha një familje shumë të madhe sepse e dua familjen e madhe”, tregon kengetarja.

 

MË TË LEXUARAT

To Top